Site icon Telegrafi

Muçiqi: Rregullat i bën bordi

“Prishtina është klub privat dhe rregullat e klubit i bëjnë aksionarët e saj. ‘Plisat’ e vërtetë dhe ata që tamam e duan klubin, deri më tash nuk kanë paguar por tashmë kemi marrë vendim që të paguajnë. Të gjitha këto çështje do të sqarohen në ditët në vijim”, theksoi Afrim Muçiqi për gazetën sportive SportPlus.

Të kujtojmë se ‘Plisat’ kanë shprehur edhe më parë pakënaqësitë e tyre ndaj kryesisë së Prishtinës edhe në edicionin e kaluar kur ky klub mori vendim që mos të udhëtohet për ta zhvilluar ndeshjen e fundit të kampionatit Llamkos Kosova-Prishtina kur skuadra nga Vushtrria e festoi titullin e kampionit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version