Site icon Telegrafi

Mubarak i pari në tepihun e kuq–vetëm në Photoshop

Kur presidenti egjiptian Hosny Mubarak gjendet para presidentit të SHBA-së Barack Obama, kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, presidentit palestinez Mahmoud Abbas dhe Mbretit të Jordanisë Abdullahu II–kjo është Photoshop.

Fotografia është bërë më 1 shtator në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas fillimit të bisedimeve, ndërsa në gazetën egjiptiane u publikua para dy ditësh dhe atë ashtu si i përshtatej qeverisë së Egjiptit.

Në vend të Obamës, liderët i udhëhiqte Mubaraku. Pasi u kuptua mashtrimi, gazeta hoqi fotografinë nga faqja e internetit, megjithatë redaktorët nuk kërkuan falje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version