Site icon Telegrafi

Muaremi: Gjatë vitit 2013 janë larë mbi 200 milion euro (Video)

Në emisionin “Click Plus” në Tv21, drejtori i policisë financiare, Arafat Muaremi foli rreth aktiviteteve të këtij organi.

Ai tha se me projektin “Dita e drurit” gjatë mbjelljes së fidanëve rreth lumit Vardar, vlera e deklaruar është shumë më e lartë se vlera e furnizimit dhe janë ndjekur transaksionet ku të gjitha transaksionet e tepërta kaluar në kompani fiktive ku më pastaj janë marrë paratë në kesh, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se po hetohet Ministria e Kulturës. “Tash nga ministritë, jemi në Ministrinë e Kulturës ku hetojmë disa raste” duke shtuar se hetohen raste për projektin “Shkupi 2014” dhe udhëheqësinë e tanishme e kësaj ministrie.

Aj tha se në vitin 2013 në Maqedoni janë larë mbi 200 milion euro./Telegrafi/

Exit mobile version