Site icon Telegrafi

Muajin e ardhshëm do të kuptohet se sa do të jetë çmimi i ngrohjes qendrore në Maqedoni

Muajin e ardhshëm shfrytëzuesit do të kuptojnë çmimin e ngrohjes qendrore gjatë sezonit të ri, tha sot drejtori i SHA EMV, Vlatko Stefanov. Ai thotë se pritet që Komisioni Rregullativ i Energjisë (KRRE), sipas afateve, të përfundojë punën, përkatësisht të projektojë çmimet.

“Presim që (KRRE) në pajtim të afatit ta mbaroj punën gjegjësisht të projektojë çmimet, Shpresoj që diku nga fillimi apo nga mesi i shtatorit ta kemi çmimin e ngrohjes”, thotë Stefanov.

Ai shtoi se kompania është plotësisht e përgatitur për sezonin e ngrohjes dhe se janë duke u zhvilluar aktivitetet rinovuese, të cilat pritet të përfundojnë diku nga fundi i muajit të ardhshëm ose në fillim të tetorit dhe në këtë mënyrë të gjitha objektet prodhuese të EMV do të vihen në funksion.

Stefanov po ashtu shpreson që përkrahja nga qeveria të vazhdojë në mënyrë që, EMV të punojë produktivisht, në interes të qytetarëve, që të mos rritet çmimi dhe të mos ketë kufizime./Telegrafi/

 

Exit mobile version