Site icon Telegrafi

Muaji nëntor është fatal për kombëtaren turke

Turqia do të takohet me Kosovën nesër (e shtunë) në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

Dita e nesërme, përkatësisht data 12 nëntor rezulton të jetë fatale për kombëtaren turke.

Turqia në tre raste ka pësuar humbje gjatë 96 vjetëve ekzisto ndërsa një herë ka barazuar, transmeton Telegrafi.

‘A Mili Takim’ ka humbur kundër Bashkimit Sovjetik 2-1, Zvicrës 2-0 dhe Brazilit 4-0 ndërsa ka barazuar pa gola me Irlandën e Veriut.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ekipit të Antalyasporit me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version