Telegrafi

Muaji ndërkombëtar i masturbimit: Historia e lodrave të seksit, masturbimit dhe seksit!

Masturbimi daton me dhjetëra mijëra vite më herët, qysh atëherë kur njerëzit kanë jetuar në shpella.

Sot, ka metoda të ndryshme për të kënaqur veten, si dildot, vibratorët etj., mirëpo para 28,000 viteve gjërat nuk kanë qen kaq lehtë.

Maji njihet ndryshe edhe si Muaji Ndërkombëtarë i Masturbimit, dhe për nder të këtij muaji më poshtë i keni të listuara disa fakte të interesante rreth kësaj teme.

Grekët e lashtë kanë masturbuar me bukë

Gratë greke kanë gatuar bukë të forta të quajtura olisbokollikes dhe i kanë përdorur si dildo.

Ato gjithashtu kanë përdorur vaj ulliri si lubrifikues.

Faraonët kanë masturbuar në lumin Nil

Egjiptianët e lashtë kanë besuar se zoti Atum e ka krijuar universin duke masturbuar deri në ejakulim dhe se dobësimi dhe rrjedha e Nilit korrespondonte me atë se sa ai ishte ‘derdhur’.

Për të nderuar këtë, faraonët në mënyrë ceremoniale masturbonin në lum, sipas O: The Intimate History Of The Orgasm nga Jonathan Margolis.

Dildo më e vjetër është gjetur në Gjermani

I ndërtuar nga guri me baltë, ky dildo 28,000 vjeçar është zbuluar në Hohle Fels Cave, Ulm.

Është 20 centimetra i gjatë dhe 3 centimetra i gjerë.

Vibratori i parë elektrik është quajtur Çekani i Granville

Në vitin 1883, Dr. Joseph Mortimer Granville kishte shpikur një paisje për të liruar tensionin e muskujve te femrat dhe meshkujt.

Kishte funksionuar më mirë te femrat…

Pornografia nuk është diçka e re…

Shpella e pornografisë në Arnhem Land, Australi, daton para 28,000 viteve.

Në të ka skena pornografike dhe të ndryshme që janë krijuar para 30,000 viteve te shpellat Chauvet të Francës dhe 40,000 vite të vjetra në pjesën veriore të Spanjës. /Telegrafi/