Site icon Telegrafi

Muaji i mjaltit me vjehrrën! Jo faleminderit

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, qifti ishte nisur në dhjetor në muajin e mjaltit në Francë, kur në aeroportin Fiumicino të Romës takuan nënën e dhëndrit e gatshme për të udhëtuar me ta.

Edhe pse nusja u tërbua nga zemërimi, dhëndëri e qetësoi duke i thënë se nuk mundte ta linte nënën vetëm për shkak të shëndetit të saj jo të mirë.

Treshja kështu kaloi muajin e mjaltit së bashku, por me tu kthyer në Itali, nusja kërkoi shkurorëzim, duke përmendur njërën nga arsyet edhe “lidhjen e tepruar emocionale të bashkëshortit me të ëmën”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version