Christopher Nkunku psëoi një lëndim në gju në një miqësore kundër Dortmundit dhe kjo i shqetëson tifozët e Chelseat.
Francezi është vendosur shpejt si një nga lojtarët kryesorë në parasezon dhe humbja e tij do të ishte një goditje.
Chelsea Source, një llogari në Twitter që pretendon se është një person i brendshëm i klubit, i ka hedhur benzinë zjarrit. Ai thotë se lëndimi i sulmuesit është i rëndë dhe ai do të mungojë ‘për disa muaj’.
Kjo ka shkaktuar bujë në mesin e tifozëve blu duke ankuar për ‘mallkimin e lëndimit të lojtarëve të Chelsea’. “Rekordi ynë i lëndimeve për sezonin 23/24 fillon para se të goditet një top. Të mallkuar!”, shkroi një tifoz në Twitter.
Megjithatë, nuk është aq keq sipas Nizaar Kinsellas. Gazetari thotë se mjekët e Chelseat janë ‘optimistë’ se Nkunku ka ‘shmangur një lëndim të rëndë’ dhe do të mungojë ‘për javë e jo për muaj’.
Megjithatë , ai do të humbasë ndeshjen hapëse të Chelseat në Ligën Premier, apo më mirë të thuhet derbin ndaj Liverpoolit që zhvillohet këtë të diele. /Telegrafi/