Site icon Telegrafi

“M’u duk se linda një fëmijë që ecën” (Foto)

Chrissy Corbitt nga Shtete e Bashkuara, ishte fryrë aq shumë, sa që mendonin se është shtatzënë me binjakë.

Kur lindi vajza Carleigh me peshë prej 6.3 kilogramëve, nuk ishte befasi e madhe, transmeton Telegrafi.

Me peshë prej gjashtë kilogramëve, kjo bebe duket si fëmijë i vogël

“Të gjithë në sallë shikonin të ngazëllyer, sepse beja dukej si një fëmijë i vogël”, ka thënë nëna Corbitt lidhur me rastin. “M’u duk se linda fëmijë që ecën”!

Megjithëse ka peshë të madhe dhe trup të gjatë, fëmija ka shëndet normal dhe po sillet sikur të gjitha bebet tjera.

Për shkak formës së pazakontë dhe lindjes një javë më parë, është nevojitur intervenimi i prerjes cezariane. /Telegrafi/

Exit mobile version