Telegrafi

‘MTV Video Music Awards’ do të reduktojë audiencën për shkak të COVID-19

MTV Video Music Awards (Foto: TPI Magazine)

‘MTV Video Music Awards’ kësaj radhe do të ketë disa ndryshime në procesin e zhvillimit se sa herëve të tjera.

Kjo vjen, pasi për shkak të pandemisë coronavirus, shumë eventeve muzikore u është ndaluar tubimi me shumë njerëz, shkruan Daily Mail.

Një event i tillë, gjatë këtij viti do të mbahet me 30 gusht të këtij viti në Brooklyn, me një numër të vogël audience ose mund të mos ketë fare.

Drejtori Andrew Cuomo ishte ai që bëri një deklaratë tillë, duke e konsideruar këtë vendim si më të mirë për shkak të sigurisë.

Deklarata erdhi si pasojë e rrjedhës së ‘BET Awards’, e cila u realizua suksesshëm përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Por, përkundër kësaj, ‘MTV Video Music Awards’ do të mbahet për herë të par pas shtatë vitesh në qendrën e Barclays. /Telegrafi/