Telegrafi

MTPT dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje

Dy këto institucione nënshkruan një marrëveshje e cila ka për qëllim implementimin e pilot-projektit për rrugë dhe për themelimin e një qendre trajnimi për operatorë të makinerive të rënda.

Ministri i transportit Fatmir Limaj falënderoi USAID-in dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme dhënë shtetit të Kosovës, veçanërisht në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ndërkohë, Raider premtoi se një ndihmë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/