Site icon Telegrafi

MTI zë i fuqishëm i prodhuesve vendor në Qeveri

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari Agim Shahini u takuan me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në mes dy institucioneve që kanë mision të përbashkët zhvillimin e prodhimtarisë dhe shërbimeve vendore.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini e njoftoi për së afërmi ministrin Shala për proceset ekonomike në Kosovë, e në veçanti të sektorit privat për të cilat gjithë parametrat e këtij viti nuk janë pozitiv edhe në aspektin e investimeve të huaja por edhe ato të brendshme e si pengesë paraqiti edhe situatën politike e cila po i zmbraps investitorët e huaj.

Ai shtoi se politikat investive në Kosovë përmes Ligjit për investime Strategjike nuk janë konkurruese edhe ato duhet të ndryshojnë sa ma shpejt që është e mundur sepse ne kemi vlerësuar këtë Ligj si aset kombëtar prandaj ndryshimet janë të nevojshme dhe të menjëhershme.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala i ka falënderuar drejtuesit e AKB-së, për të gjitha aktivitetet që ka bërë për shumë vite në aspektin e promovimit të prodhimtarisë vendore si vlerë e shtuar për rritjen ekonomike.
Ai ka premtuar se do të jetë zë i fuqishëm i prodhuesve vendore dhe do ta kenë mbështetjen tone pa rezervë për të gjitha iniciativat që do të vinë nga Ju dhe organizatat e tjera biznesore, por edhe te iniciativa individuale të prodhuesve vendor.

Ministri Endrit Shala shtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar ti mbështes iniciativat e sektorit privat dhe për këtë do të lejmë shenja të dukshme të përmirësimi të ambientit biznesor. Të dy palët u pajtuan që të nisin takimet e rregullta të Këshillit Kombëtar Ekonomik për Zhvillim Ekonomik si vend ku gërshetohen kërkesat nga bizneset dhe shqyrtimet e tyre në ketë Këshill, po ashtu ata u dakorduan që bashkërisht të arrin iniciativa të përbashkëta për rritjen e ekonomisë vendore dhe të kenë takime te rregullta. /Telegrafi/

Exit mobile version