Telegrafi

MTI shpenzon për Brezovicën mbi 26 mijë euro në dy gazeta ndërkombëtare

MTI-ja të dy gazetat i ka përzgjedh përmes procedurës së negocimit duke mos shpallur fare tender. Në njoftimin e KRPP-së shihet se MTI për këtë shërbim do t’i paguajë 15 mijë euro gazetës britanike “The Economist”, përderisa 11560 euro për gazetën tjetër “Financial Times”.

Në arsyetimin e MTI-së thuhet se “Publikimi i Njoftimit Për Shprehje të Interesit për Projektin e Brezovicës në gazetën prestigjioze –The Economist”, do të bëhet për nevojat e realizimit dhe implementimit të projektit të Brezovicës dhe për nevojat e tërheqjes dhe informimit të investitorëve potencialë do të shpallet njoftimi për shprehje të interesit për projektin e zhvillimit të qendrës turistike të Brezovicës, raporton Orainfo.

Në mënyrë që të sigurohet një garë transparente mes firmave më të njohura të profilit të kërkuar dhe të arrihet që ky njoftim të arrije tek këto firma MTI publikon këtë njoftim ne gazetën “The Econmist” dhe “Financial Times”. /Telegrafi/