Telegrafi

MTI prezantoi punën njëvjeçare

 Sekretari Permanent i MTI-së, Muhamet Rudari prezantoi aktivitetet dhe zhvillimet e përgjithshme që kanë ndodhur në këtë ministri gjatë periudhës njëvjeçare, si dhe u pasqyruan edhe synimet e kësaj ministrie për vitin 2011.

Në takim u theksua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë buxhetin e paraparë e ka realizuar mbi 85 për qind dhe se disa nga projektet kapitale janë duke u realizuar në vazhdimësi sipas planit të paraparë. Sipas kësaj realizimi i aktiviteteve të MTI-së ka ecur sipas dinamikës së paraparë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pret që vitin e ardhshëm, këtë ministri ta përcjellin zhvillime edhe më pozitive, si dhe suksese në synimet dhe objektivat e saj. /Telegrafi/