Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të mbajë konferencë për media për pranimin e aplikacionit të parë për statusin e investitorit strategjik konform Ligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.
Pranimin e këtij aplikacioni do ta bëjnë zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Konferenca do të mbahet në ora 13:00, në MTI. /Telegrafi/