Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, priti sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka me bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit të MTI-së me asociacionet e komunitetit të biznesit.
Ministri Mulaj tha se MTI-ja do të vazhdojë të jetë e hapur për bashkëpunim me Odat Ekonomike me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së investimeve të huaja në Kosovë. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdoj të jetë e gatshme për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe sidomos në kontributin të cilin Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mund të japë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe sidomos në përkrahje të zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së investimeve të huaja në Kosovë”, theksoi Mulaj.
Në takimin njoftues ministri Mulaj tha se Oda Ekonomike Amerikane është një urë lidhëse për bashkëpunim me investitorët e huaj dhe së bashkë me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë jenë të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me shpresë që investimet e huaja në Kosovë, dhe sidomos ato të bizneseve amerikane, të rriten.
E, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se Ministria dhe Oda Ekonomike Amerikane do të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të fuqizimit dhe ta promovimit të punës që po bënë sektori privat.
Ai e ka njoftuar ministrin Mulaj me problemet që kanë disa nga bizneset në eksportin e produkteve të tyre me që rast mori premtimin e ministrit se problemet e tyre do të adresohen sa më parë në mënyrë që të hiqen çdo barrierë që kanë ato. /Telegrafi/