Telegrafi

MTI, parku industiral i Drenasit në fazen përfundimtare

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vazhdojnë të premtojnë se ky park është në fazën perfundimtare, por askush nuk mund të thotë se kur do të bëhet funksional ky investim, për të cilin, vetëm, për rregullimin e infrastrukturës janë shpenzuar shumë mjete buxhetore.

Naser Grajçevci, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) pranë MTI-së, tha se këto punë janë thelbësore për funksionalizimin e plotë të parkut në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë pa pengesa me ngritjen e kapaciteteve të tyre përmes të cilave edhe kanë përfituar vende në këtë park. “Punët përfundimtare janë duke u zhvilluar në furnizimin me ujë në kapacitet prej 80-100 litër në sekondë, furnizimin me rrymë.

Ky projekt, Grajçevci thotë se i përmbledh praktikat më të avancuara nga BE-ja, SHBA-të dhe Japonia, e që sipas tij, përbën një filozofi unike të politikave të shtetit të Kosovës për mbështetje substanciale të sektorit privat, e në veçanti sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë e kritikojnë punën e institucioneve në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar se për shkak të vonesave ky park madje nuk paraqet ndonjë interes.

Sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, vlerëson se Parku si i tillë nuk është aspak atraktiv për bizneset. “Vonesat e bëra në përfundimin e punimeve në këtë park dhe procedurat burokratike dhe jo transparente në gjithë këtë proces që nga fillimi e deri tani, janë shkak që ky projekt të mos jetë atraktiv për bizneset”.