Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit, ku ka ndarë 500 mijë euro për zonën ekonomike në këtë qytet.
Këtë marrëveshje për projektin “Parku Industrial”, e nënshkroi ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje mundëson bashkëfinancimin e kësaj zone ekonomike të këtij qyteti, me qëllim që te jetë e shfrytëzueshme për bizneset.
“MTI është e përkushtuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë por edhe infrastrukturën. Deri më tash janë investuar mbi 1 milion euro. Do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha Shala.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se janë dakorduar për financimin e mëtutjeshëm të zonës ekonomike të Kërqevës. /Telegrafi/