Telegrafi

MTI lehtëson procedurat për “lindjen dhe vdekjen e bizneseve”

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) Naser Grajçevci i ka thënë gazetës se projekti për regjistrimin e bizneseve në komuna i përkrahur nga banka Botërore, do të ndihmojë dhe lehtësoj shumë regjistrimin dhe mbylljen e bizneseve.

“Me vendimin për bartjen procedurave nga Prishtina në komuna, krijohet mundësuar për ata që dëshirojnë të krijojnë bizneseve që të mos mundohen dhe të vijnë në Prishtinë, pasi që sistemi elektronik mundëson një gjë të tillë”, ka theksuar ai.

Koha që do të kryhet regjistrimi i bizneseve do të jetë shumë i shkurtër, ka bërë të ditur kreu i NVM-së Naser Grajçevci. Sipas tij brenda ditës do të kryhen procedurat për regjistrimin e nj biznesi.

“Nuk do të ketë kurrëfar komplikimesh sa i përket regjistrimin, pasi që sistemi elektronik që është instaluar, është i lidhur direkt me qendrën kryesore të regjistrimit të bizneseve në Prishtinë”, ka deklaruar ai.

Grajçevci ka bërë më dije se projekti është paraparë që të fillojë në 12 komuna të Kosovës, kurse më vonë do të vazhdojë edhe në komunat e tjera.

Kurse analisti për çështje të zhvillimit lokal Ibrahim Hoxha, ka deklaruar për gazetën se qasja e parimeve e “One Stop Shop” për regjistrimin dhe shuarjen e bizneseve është treguar e suksesshme në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim si në Portugali, Shqipëri dhe vende tjera.

“Qëllimi kryesor ka eliminimin e barrierave administrative për regjistrimin e bizneseve, kjo përbën vetëm një aspekt të krijimit të klimës së favorshme për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, ka thënë ai.

Hoxha projektin “One Stop Shop” e ka cilësuar se mundësi për inkurajim të investimeve të huaja në Kosovë.

Sipas tij ky hap ndikon edhe në largimin e burokracive të panevojshme të cilat kanë ekzistuar më parë për regjistrimin e një biznesi apo shuarjen e tij .

Ndryshe Projekti “One shop Stop”, realizohet nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). (epoka e re)