Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Kosovë, do të bëjë lansimin e Raportit Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019.
Ngjarja organizohet bashkërisht me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.
Ngjarja do të hapet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërkaq prezantimi do të bëhet nga përfaqësues të OECD-së.