Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila udhëhiqet nga Hykmete Bajrami, edhe më tutje nuk po ndërhyn në rregullimin e çmimit të naftës në Kosovë.
Rënia e çmimit të naftës në bursë nuk ka reflektuar në vendin tonë sikurse në vendet e rajonit apo edhe më gjerë, shkruan Zëri.
Aktualisht, një litër naftë në Maqedoni kushton rreth 85 centë, ndërkaq në vendin tonë çmimi i një litre naftë është rreth 15 centë më i lartë. /Telegrafi/