Telegrafi

MSI WindPad 100W në Evropë

Kompjuteri ka ekran 10-inçësh me rezolucion prej 1.024 x 600 pikselash, e në të janë integruar 2 GB RAM, disku SSD prej 32-gigabajt SSD, Wi-Fi, Bluetooth 2.0, si dhe kamera e përparme dhe pasme. Në të po ashtu janë qasjet USB e HDMI, e për menaxhim më të lehtë me prekje, pajisja e MSI-së ofrohet me softuerin vetanak Wind Touch Pack.

Çmimi i rekomanduar i shitjes i këtij kompjuteri tablet për tregun evropian është 600 euro, gjersa vjen me garanci dyvjeçare. Për dallim, në Shtetet e Bashkuara ai shitet me çmim prej 500 dollarësh. /Telegrafi/