Telegrafi

MSI Wind Top AE2240

Dimensionet e kompjuterit janë 554 x 403 x 65 milimetra, e në përzgjedhje janë procesorët Pentium P6100, Core i3 apo i5 (gjeneratë më e hershme), 2 apo 4 GB RAM, di dhe disku prej 640-gigabajt. Është integruar grafika e Intel, DVD Writer, lexuesi i gjashtë llojeve të kartelave të memories, kamera 1.3-megapikselëshe e uebit, si dhe zmadhuesit e zërit. Për video dalje janë ofruar qasjet D-Sub e HDMI.

Kompjuteri vjen me Windows 7 Home Premium dhe garanci dyvjeçare. MSI do ta lansojë shitje e tij në tregun amerikan dhe evropian së shpejti. /Telegrafi/