Site icon Telegrafi

MSI për adhuruesit e overclockut

Kompania thekson se adhuruesit e overclockut në mbarë botën kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme me modelin MSI X79A-GD65 (8D) – Core i7-3960X i Intelit pa problem përmes ftohjes me ajër arrin 5 GHz me qëndrueshmëri të lartë, e shpesh edhe 5.2 GHz, që është rezultat solid në krahasim me frekuencën standarde prej 3.3 GHz.

MSI si mundësitë kryesore që janë përgjegjëse për rezultatet e mira thekson komponentët kualitative Military Class III, DrMOS II dhe mbrojtjen më të mirë termale dhe Click BIOS II me më shumë opsione dhe përdorim më të thjeshtë. Pllaka përkrah edhe konfigurimet SLI dhe CrossFireX, ndërsa ka edhe zërin THX TruStudio Pro si dhe një llojllojshmëri të pajisjeve shtesë siç është zakon te pllakat të cilat synojnë segmentin e epërm të tregut. /Telegrafi/

Exit mobile version