Telegrafi

MSI nxjerr në shitje dy kompiutera për lojra

Bëhet fjalë për dy modele që kanë një ekran 17.3 inch me rezolucion 1920 x 1080, procesor Core i7 2630 QM, 16 GB/RAM dhe memorje të integruar 1 TB (terrabit). Ndryshimi i vetëm i këtyre kompiuterave është te karta grafike. Modeli GT 780R ka një kartë GeForce GTX 560M me 1.5 GB/RAM ndërsa GX 780 ka një kartë grafike GT 555M me 1GB/RAM.

Me këto parametra të “frikshme”, këto prototipe mund të suportojnë çdo lloj formati që ndodhet aktualisht në treg. /Telegrafi/