Versioni i zakonshëm GT780DX me procesorin Core i7-2670QM në Turbo Boost arrin 3.5 GHz, e taktet më të larta në versionin e veçantë të portativit MSI arrihen duke iu falënderuar sistemit Cooler Boost për ftohje që ka shpejtësi shumë të larta të rrotullimit të ventilatorit, me cilin rast arrihet mbajtja konstante e temperaturës së procesorit dhe kartelës grafike nën 80 shkallë celsius.
Portativi ka ekranin 17-inçësh, kartelën grafike GeForce GTX 570M dhe 3 GB të memories GDDR5, zërin Dynaudio 2.1-kanalësh dhe tastierën SteelSeries me ndriçim të prapavijës. Pesha e kësaj bishe është 3.85 kg derisa çmimi nuk është publikuar ende. /Telegrafi/