Telegrafi

MSI dhe Gigabyte pa ultrabookë

MSI në të ardhmen fokusin do ta kaloj në portativët e dedikuar për lojëtarë, e nuk do të humbë kohë me modelet e dedikuar për rangun e mesëm dhe të ulët të çmimeve, thonë burimet. Gigabyte ende do të vazhdoj biznesin me portativët, por me dërgesat totale prej rreth 300,000 ekzemplarëve për vitin 2011.

Intel ende po i promovon ultrabookët, ani pse tregu për momentin nuk po reagon ashtu siç do të dëshironin kompanitë. Një nga problemet e pranimit më të mirë të këtij lloji të pajisjeve për momentin janë çmimet ende relativisht të larta. /Telegrafi/