Telegrafi

MSI CX640 dhe CR640

Të dy laptopët vijnë me shtëpizë nga metali i përpunuar, peshon 2.4 kilogramë, ndërsa kanë strukturë të brendshme, e cila e largon nxehtësinë nga pjesa që është në kontakt me duart.

Diagonalja e ekranit është 15.5 inçë, rezolucioni 1.366 x 768 pikselë, ndërsa maksimalisht mund të kihet 8 GB RAM dhe disk prej 640 GB.

Po ashtu është e përfshirë edhe teknologjia ‘ECO engine’, falë të cilës bateria mban deri në tetë orë.

Dallimi ndërmjet dy modeleve është në shfrytëzimin e sistemit grafik: CX640 është i pajisur me grafikën e integruar të Intel, ndërsa CR640 vjen me GeForce GT 520M të Nvidia.

Çmimet fillestare për tregun evropian janë 600 euro për modelin CX dhe 650 euro për modelin CR. /Telegrafi/