Site icon Telegrafi

MSI Claw – pajisja e parë për videolojëra që përmban çipin Intel Core Ultra

MSI sapo ka prezantuar pajisjen e parë për lojëra “në dorë”, Claw, si e para që përmban një çip Intel.

MSI Claw do të funksionojë me çipat Meteor Lake Intel Core Ultra, gjë që e dallon nga pajisjet e tjera të lojërave të cilat përmbajnë një çip AMD.

MSI nuk i ka specifikuar të gjitha opsionet e disponueshme të pajisjes, por bëhet e ditur se ajo do të ketë një çip Core Ultra 7 155H, me grafikën e re Intel Arc me frekuencë 2,25 GHz, dhe mbështetje për veçori moderne të interpretimit.

Gjithashtu, MSI Claw do të ketë 16 GB memorie, një rezolucion 7 inç dhe 500 nits ndriçim.

Pajisja do të përmbajë lidhje USB-C, Wi-Fi, Bluetooth, dhe një bateri prej 53 Wh e cila pretendohet të jetë e aftë për dy orë jetëgjatësi gjatë lojës.

MSI Claw do të jetë i disponueshëm në tre variante, që dallojnë për nga memoria, dhe vjen me një karikues 65 W.

Çmimi fillestar i tij pritet të jetë 699 dollarë, dhe thuhet të dalë në shitje në gjysmën e parë të vitit 2024.

Exit mobile version