Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, sot u takua me ambasadorin gjerman në Maqedoni, Thomas Gerberich, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Gerberich i përshëndeti reformat mbi të cilat punon Qeveria e Maqedonsië dhe Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Siç tha ambasadori Gerberich, për të si ambasador i ri i Gjermanisë me rëndësi të veçantë është qasja e hapur e Qeverisë për komunikim dhe bashkëpunim.
Ministri Mançevski i prezantoi projektet mbi të cilat punon Ministria për shoqëri informatike dhe përmendi rëndësinë e përgatitjes së Strategjisë për reforma në administratën publike dhe analizës funksionale që do të rezultojë me riorganizim të administratës.
“Digjitalizimi është mjeti kryesor për reforma në administratën publike. Në atë kontekst punojmë në Regjistrin për banorë dhe rritjen e numrit të e-shërbimeve, gjegjësisht shërbime të cilat qytetatët do t’i marrin në rrugë elektronike”, tha Mançevski./Telegrafi/