Si reagim i njoftimi të Lidhjes së Odave Ekonomike, sa i përket dilemave lidhur me bartjen e të punësuarve nga sektori publik në sektorin privat, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës njofton se koncepti i bartjes është lëndë bazuar mbi konsultime dhe analiza me biznes sektorin, sindikatat dhe kjo do të konsultohet me të punësuarit e sektorit publik.
“Në mbledhjen e parë për këtë temë, MSHIA ju bëri thirrje përfaqësuesve të odave ekonomike në vend, ndërsa përfaqësues në mbledhje kishte e Lidhja e Odave Ekonomike. Në mbledhje u bisedua për një pjesë të madhe të pyetjeve dhe dilemave, ndërsa përfaqësuesit e LOE e përkrahën idenë dhe shfaqën gatishmëri të përfshihen në definimin e konceptit, kushtet, dhe mënyrës së bartjes”, thuhet në njoftimin e MSHIA, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bartja e punëtorëve të administratës, sipas Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është koncept i ri në Maqedoninë e Veriut.
“Natyrisht se ka dilema, po për t’u mbyllur dilemat duhet propozime të domosdoshme nga të gjitha palët. E dimi se gjendja momentale me forcën punëtore në dy sektorët është i papërmbajtshëm, por jemi të vendosur ta ndryshojmë me punë të përbashkët”, thuhet në reagimin e ministrisë./Telegrafi/