Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administrat pajtohet me udhëzimet e Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, që nevojiten ndryshime konkrete dhe ndryshime në administratën publike.
Sipas Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), strategjia e miratuar për reforma në Administratën Publike (2018-2022) parashikon masa dhe aktivitete të përcaktuara qartë për depolitizimin, profesionalizimin dhe digjitalizimin e tërë administratës publike.
Në këtë mënyrë, thonë ata, do të sigurojmë një administratë publike që është në shërbim të qytetarëve, një administratë që do të përgjigjet shpejt dhe thjeshtë për të gjithë nevojat e qytetarëve.
“Administrata publike në periudhën e kaluar është përdorur si mjet për arritjen e axhendave politike të qeverisë së mëparshme. Për ndryshimin e situatës reale në këtë pjesë, si dhe perceptimi i qytetarëve, duhet ndryshime afatgjata. Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në gjysmën e dytë të vitit 2018 do të hapë një debat të gjerë publik mbi ndryshimet në Ligjin për zyrtarët administrativ. Siç e parashikojmë në strategjinë për reformën e Administratës Publike, këto ndryshime të dakorduara nga të gjitha palët e interesuara do të ndodhin gjatë vitit 2019, “thonë nga MSHIA./Telegrafi/