Site icon Telegrafi

MSH: Zgjerohet hetimi për vdekjen e gruas dhe djalit të saj në Veles

Nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se pas konstatimit se gruaja e ndjerë nga Velesi është pozitive për coronavirusin, i cili u gjet i vdekur me djalin e saj dy ditë më parë, Ministria po e zgjeron hetimin, i cili përfshin disa institucione.

Sot, Instituti për Shëndetit Publik po kryen një analizë tjetër të materialit të marrë nga traheja për të konfirmuar rezultatin pozitiv të coronavirusit.

Sa për informacionin tjetër fillestar në lidhje me rastin, deri më tani dihet vetëm se gruaja duhet të ketë vdekur para më shumë se një jave.

Rezultatet e autopsisë, e cila do të jetë gati brenda javës tjetër, duhet të zbulojë periudhën në të cilën ajo vdiq.

Informacioni që disa media raportuan dje se kishin vdekur për më shumë se një muaj, nuk janë të sakta dhe priten analizat përfundimtare./Telegrafi/

Lexo po ashtu Nënë e bir gjenden të vdekur në banesën e tyre në Veles
Exit mobile version