Telegrafi

MSH me video sensibilizuese, inkurajon shtatzënat të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë përmes një video sensibilizuese ka inkurajuar gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe ato që planifikojnë shtatzëni të vaksinohen.

Në këtë video thuhet se vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë.

“Inkurajohen gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të #VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19!

Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në mesazhin e MSH-së.

Ndryshe, një grua 29 vjeçare nga komuna e Gjilanit, e cila kishte qenë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka humbur betejën me COVID-19 dy ditë më parë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar doktori Mentor Alimusaj, shef i Mjekësisë Intensive Qendrore-COVID në QKUK.

“Më datë 30 gusht 2021 ka ndërruar jetë pacientja me inicialet N.RR viti i lindjes 1991, si pasojë e infektimit me COVID”, ka thënë Alimusaj.

Ai ka shtuar se edhe tri gra shtatzëna që po trajtohen në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ndryshe, dje në vendin tonë janë konfirmuar 1383 raste të reja me coronavirus dhe 26 raste të vdekje. /Telegrafi/