Site icon Telegrafi

MSh vazhdon thirrjet për vaksinim: Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen “për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19”.

Në apelin e MSh-së thuhet se pandemia nuk ka përfunduar ende dhe se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19, dhe ne më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në postimin e ministrisë të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.826.287 doza./Telegrafi/

Exit mobile version