Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka licencuar edhe disa laboratorë privat për kryerjen e testimeve serologjike për COVID-19.
MSH bën të ditur se listës së laboratorëve të licencuar për testime serologjike u janë shtuar sot edhe 18 sosh.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ditë më parë u kanë bërë thirrje laboratorëve të licencuar për testime për COVID-19 që të mos bëjnë marrëveshje në mes vete për caktimin e çmimit në dëm të qytetarëve të vendit.
Zemaj dhe Prestreshi kanë thënë se ky proces do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas licencimit të laboratorëve ky proces duhet të zhvillohet duke respektuar politikat e konkurrencës dhe për të mos lejuar monop, raporton Telegrafi.
“I bëjmë me dije institucioneve të licencuara dhe atyre që do të licencohen se ky proces do të monitorohet nga autoritetet shtetërore….Jemi në kohë pandemie, kohë emergjente dhe duhet të kemi kujdes të shtuar dhe të jemi përgjegjës para qytetarëve”, kishte thënë Zemaj. /Telegrafi/