Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri të prekurve me coronavirus në Maqedoni për momentin është 35.
“Sot në mëngjes katër persona kanë rezultuar pozitiv në testin për coronavirus. Katër personat janë nga Shkupi ndërsa gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve është stabile”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Por cilët janë qytetet me më shumë persona të prekur me coronavirus në Maqedoni?
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka treguar statistika për personat e prekur me coronavirus, për vendbanimin, moshën, kohën dhe vendndodhjen e pacientëve pas infektimit. Informacionet nuk janë të plotësuara me rastet e ditës së sotme, pra 4 rastet e konfirmuara sot (18 mars).
Informacionet e e detajuara mund t’i gjeni këtu.
Qyteti me më shumë të prekur është qyteti i Dibrës me 23 persona kurse Shkupi është i dyti me 12 persona, nga gjithësejt 35 raste. Qytetet tjera janë të paprekura.
Sipas moshës, rezulton se moshës minore (0-15 vjeç) ka vetëm një rast. 12 raste janë prej moshës 16 deri 49 vjeç. 15 raste janë të moshës 50-59 vjeç kurse të moshës mbi 60 vjeç janë 3 persona.
Sipas gjinisë, në Maqedoni më të prekur janë meshkujt me 51% të rasteve dhe femra në 49% të rasteve.
Ndërsa, kulmi i të prekurve ka qenë periudha kohore prej 7 marsit e deri më sot, 17 mars.
“Coronavirusi nuk është shaka. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është që secili prej neve, pa përjashtime, të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Të gjithë informacionet janë të qasshme, të gjitha masat janë të qarta. Masat po bëhen më rigoroze nga dita në ditë dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur shëndetin publik”, tha sot Filipçe. /Telegrafi/