Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për Shkollimin Specialistik.
MSh ka njoftuar se shpallja e rezultateve ka ardhur pas përfundimit të fazës së ankesave lidhur me konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për Shkollimin Specialistik të datës 11.05.23, si dhe pas rezultateve preliminare të shpallura nga Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) me datë 20.07. 23 dhe vendimeve të Komisionit të Ankesave të MSh-së, BShS ka shpallur rezultatin përfundimtar të këtij konkursi.
“Konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me Udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023. Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore. Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për Shkollim Specialistik tashmë janë duke punuar në planifikimin nevojat të resurseve humane të institucioneve shëndetësore në vend për shpalljen e konkursit të radhës.
Rezultatet i gjeni në KËTU. /Telegrafi/