Telegrafi

MSH: Qytetarët të mos i fshehin të dhënat, të tregojnë të vërtetën tek autoritetet

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi.

MSH veçanërisht apelon tek qytetarët që të japin informacione të vërtete tek institucionet kompetente, ndërsa nga MPB kërkon që më intensivisht të bëhen kontrolle në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rekomandimeve dhe të japim informacione të vërteta tek kompetentët. Me fshehjen e të dhënave nuk arrihet asgjë, e as nuk mbrohemi nga sëmundja, përkundrazi vendosim në rrezik veten dhe të afërmit. Apelojmë edhe një herë tek MPB që më intensivisht të kryejë kontrolle në terren”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se respektimi i masave, do të mundësojë dalje më të shpejtë nga kjo krizë shëndetësore./Telegrafi/