Site icon Telegrafi

MSH prezantoi Draft-planin e Aksionit për Strategjinë sektoriale shëndetësore

Në njoftimin e MSH-së thuhet se në këtë takim me donatorët, që për koordinator kanë përfaqësuesin e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, i cili ka falënderuar donatorët për mbështetjen e deritanishme të sistemit shëndetësor të Kosovës, ndërkohë që sipas tij Ministria do të jetë fleksibile me donatorët në zbatimin e Planit të veprimit për Strategjinë sektoriale shëndetësore të Kosovës.

Strategjia sektoriale shëndetësore 2010-2014 përmban pesë objektiva si: zvogëlimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës së përgjithshme, përmirësimi i menaxhimit të resurseve ekzistuese dhe cilësisë së shërbimeve, funksionalizimi, riorganizimi dhe plotësimi i infrastrukturës ekzistuese të sistemit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore në përputhje me standardet evropiane, implementimi dhe zhvillimi i sistemit të informimit shëndetësor dhe krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version