Telegrafi

MSH: Po vazhdojmë vaksinimin mobil për komunitetet RAE

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme.

“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë”, thuhet në njoftim

Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet më tej. /Telegrafi/