Site icon Telegrafi

MSH: Petliçkovski vazhdon të mbajë postin e kryetarit të KSI-së

Aleksandar Petliçkovski nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Petliçkovski është kryetar aktual i Komisionit, i cili do të vazhdojë të kryejë detyrën si më parë. E njëjta gjë mund të vërtetohet edhe me dokumentacion përkatës”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

Një pjesë e mediave sot kanë njoftuar se ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka shkarkuar Petliçkovskin nga posti i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Exit mobile version