Site icon Telegrafi

Vaksinimi kundër COVID-19, MSH: Nga sot një qytetar mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se përveç shtimet të terminëve të reja për vaksinim kundër COVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të terminëve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani, një qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë.

Platforma për caktim të terminëve: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

Tutje MSH-ja u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër Covid-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit korona është i lartë.

Ndryshe, Kosova, javëve të fundit është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve.

Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga koronavirusi dhe 8,901 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat kundër koronaviurusit, përfshirë: bartjen e maskës, higjienën dhe ruajtjen e distancës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version