Ministri i Shëndetësisë, Dr Rifat Latifi, ka takuar Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu.
Gjatë takimit është biseduar që të planifikohet dërgimi i disa ekipeve nga stafit mjekësor për trajnime në mënyrë që të hapet rruga për krijimi i programit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë.
Tutje, Latifi ka thënë se ndihma e shtetit të italian është e rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
“Fillojnë përgatitjet konkrete për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së shëndetësisë në Facebook.
I pari i shëndetësi ka shprehur mirënjohje ndaj Ambasadorit De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, dhe për të gjitha aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësi Kosova dhe Italia ishin dakorduar që “ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali si dhe përgatitjet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës”.