Site icon Telegrafi

MSH: Nëntë persona janë hospitalizuar si pasojë e zjarrit në Kisella Vodë

Ministria e Shëndetësisë informon se si pasojë e helmimit nga tymi nga zjarri që shpërtheu sot pasdite në një ndërtesë në Kisella Vodë të Shkupit, nëntë pacientë janë hospitalizuar në Klinikën Universitare për Toksikologji, pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pacientët janë në gjendje të mirë, ndërsa janë lënduar edhe tre zjarrfikës.

“Njëri prej tyre ka djegie në pëllëmbën e djathtë dhe menjëherë është kontrolluar nga kirurg plastik. Dy zjarrfikësit tjerë janë ngufatur në tym. Ndërsa pacientët tjerë janë banorë të ndërtesës, të cilët poashtu kanë pësuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, zjarri shpërtheu në një banesë në katin e pestë në rrugën “Rasadnik” në Kisella Vodë të Shkupit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Digjet një banesë në Kisella Vodë, ka njerëz të ngujuar në ndërtesë (Video)

Exit mobile version