Nuk është i saktë informacioni të një pjesë të mediave se nuk ka epidemiolog në spitalin Dibrës. Spitali në Dibër ka një epidemiolog dhe dy infektologë nga Shkupi të cilët erdhën në ndihmë të punonjësve shëndetësorë lokalë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata theksojnë se aktualisht nuk ka mungesë të stafit në spital.
“Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me spitalin në Dibër dhe nëse ka mungesë të mjekëve ose stafit, do të dërgohen me urgjencë nga spitalet ose klinikat e afërta në Shkupi”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që mos të shpërndahen dezinformata dhe publiku të informohet ekskluzivisht nga institucionet përkatëse dhe të tregojë se Ministria është në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetje në çdo kohë./Telegrafi/