Telegrafi

MSH: Muri mbajtës i rënë prapa Klinikës së Fëmijëve është ndërtuar në tokë shtetërore, nuk është nën kompetencën tonë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në rastin e rënies së murit mbajtës prapa Klinikës për sëmundje të fëmijëve, ai është ndërtuar në tokë shtetërore dhe Ministria nuk ka të drejtë të regjistruar për shfrytëzim të përhershëm të tokës.

“Secili nga objektet në Qendrën Klinike ka të drejtën e shfrytëzimit të objekteve, por nuk ka të drejtë të përhershme për shfrytëzimin e tokës përreth klinikave. Në interes të qytetarëve, është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e menjëhershme në përpjekje të përbashkët me institucionet kompetente, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, të cilat duhet të jenë iniciatorë për zgjidhjen e problemit, sepse është rrugë, dhe shërbimet kompetente inspektuese të japin mendim për sigurinë aktuale”, tha Ministria e Shëndetësisë.