Site icon Telegrafi

MSH Maqedoni: “Termini im” funksionon pa probleme

Nga Drejtoria e Shëndetësisë Elektronike informojnë se sistemi nacional për evidencë elektronike në shëndetësi “Termini im”, funksionon pa probleme.

“Pacientët munden në vazhdimësi të mjekohen në të gjitha institucionet shëndetësore dhe mjekët amë mund të bëjnë kontrollet e përditshme, të japin udhëzime dhe receta, të cilat merren në barnatore pa probleme”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ndrshe, dje Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi për sulm kibernetik mbi faqeb e tyre, ndërsa thanë se kjo po ndodh pikërisht para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit dhe se nga analizat e ekipeve të ekspertëve rezulton se nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazës së të dhënave të këtij institucioni.

 

 

Exit mobile version