Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka tërhequr paradhënien që e ka paguar për blerjen e vaksinave kineze, por marrëveshja nuk është anuluar.
Nga MSH thonë se pagesa është bërë me kërkesë të palës kineze për shkak të dokumentimit.
“Paradhënia i paguar nga MSH për blerjen e vaksinës “Sinofarm”, me kërkesë të MPJ-së kineze është tërhequr për shkak të rregullimit të dokumentimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe se nuk është anuluar marrëveshja me prodhuesin “Sinofarm”.
Ndryshe, Maqedonia duhet të merr rreth 200 mijë vaksina nga prodhues kinez “Sinofarm”./Telegrafi/