Telegrafi

MSH-Maqedoni: 32% e popullsisë së rritur është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës

Vaksinimi është duke u zhvilluar pandërprerë në të gjitha qytetet në të gjithë vendin. Personat mbi 16 vjeç vaksinohet pa termin, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se 32% e popullsisë së rritur në të gjithë vendin tashmë është imunizuar me të paktën një dozë vaksine, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përfshirje më të madhe të të vaksinuarve me vaksinën e parë ka në Gjevgjeli 51% dhe Kavadar 50.3% ku gjysma e popullsisë tashmë është vaksinuar.

48.1% e banorëve të Ohrit janë vaksinuar me dozën e parë, të ndjekur nga 47.9% e popullsisë që jeton në Negotinë dhe zonat përreth. 46.3% e qytetarëve të Manastirit dhe 46.7% e Resnjës janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Pasojnë qytetet e Berovës me 44.1%, Pehçevës me 43%, Shtipit me 43.1% dhe Vallandovës me 40.5%.

Midis 30-40% të të vaksinuarve me një dozë ka në qytetet Demir Hisar, Veles, Sveti Nikollë, Koçan, Dellçevë, Kriva Pallankë, Prilep, Krushevë, Shkup dhe Probishtip.

Midis 20-30% të të vaksinuarve me të paktën një dozë ka në qytetet Kërçovë, Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strugë, Makedonski Brod, Strumicë, Tetovë dhe Radovish, ndërsa 19.9% ​​ka në Gostivar”, thonë nga MSH.

Nga MSH thonë se ka vaksina të mjaftueshme në vend, dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të rritur imunitetin kolektiv./Telegrafi/